
Fushata e mbledhjes së librave shkollorë – 12, 13 dhe 16 qershor
📚 Mbledhja e librave shkollorë në shkolla – 12, 13 dhe 16 qershor
Edhe këtë vit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Shoqatën “Prindërit”, po organizojmë fushatën për mbledhjen dhe riciklimin e librave dhe fletoreve të vjetra në shkollat fillore me moton “Dija nuk është për t’u hedhur.”
✅ Nxënësit do të kenë mundësi të sjellin librat dhe fletoret e tyre të vjetra në shkollë më 12, 13 dhe 16 qershor, pas së cilës Deponia do të fillojë me grumbullimin. Në fushatë janë përfshirë të gjitha shkollat në rajonin qendror, ndërsa në veri dhe jug vetëm shkollat në qytet.
Përmes kësaj fushate parandalojmë që materiali shkollor i vjetër të përfundojë në deponi ilegale apo në vendgrumbullime, duke i dhënë një qëllim të ri përmes riciklimit. Në këtë mënyrë rrisim vetëdijen për rëndësinë e riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit tek nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
📎 Më shumë info: https://www.instagram.com/p/DKYy3bWIldM/